Tahiri: Serbia keqpërdori marrëveshjen për normalizim

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka vlerësuar se zyrtarët e lartë serbë e kanë keqpërdorur marrëveshjen për normalizim ndërmjet dy vendeve duke bërë deklarata nacionaliste gjatë vizitave në Kosovë.

Tahiri ka thënë në një intervistë për “Epokën e re” se këtë çështje do ta shtrojë në takimet e radhës me zyrtarët e BE’së.

Ajo ka thënë se në Kosovë nuk do të mbahet zgjedhjet e Serbisë sepse, sipas saj, nuk ka mundësi për një gjë të tillë as në baza ligjore e as në baza politike.

Ministrja Tahiri ka theksuar se në këtë fazë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të fokusohet ekskluzivisht në zbatimin e marrëveshjeve të arritura.

 

Temat
LajmeVend

Të afërta