Diplomoi në moshën 102-vjeçare

Një 102-vjeçare ka marrë më në fund diplomën e universitetit – rreth 60 vjet pasi filloi studimet.
Cecelia Dolly Mischel Boarman ishte 42 vjeçe kur u regjistrua në Universitetin Brescia në Owensboro, Kentucky më 1957, me shpresë se do të përfundonte studimet në Edukim.

Dolly ishte vetëm pak orë larg përfundimit të shkollimit të saj, por asaj iu desh që të braktiste Brescia-n, para se të përfundonte procesin.

Kohët e fundit ajo u rikthye në këtë universitet dhe përfundoi plotësisht shkollimin. Ajo u shpall “Honoris Causa” dhe është e diplomuara më e vjetër në këtë universitet.

“Jam shumë e lumtur që ia dola të marr diplomën pas kaq viteve”, tha ajo. Dolly kreu shkollën e mesme më 1931. Ajo tha se marrja e diplomës gëzoi gjithë familjen e saj.

3300488000000578-0-image-a-44-1460216714041_1460233619-1911460

 

Temat
Fun

Të afërta