Sporti kosovar në zi, ndërron jetë ish-lojtari dhe trajneri i njohur

Mbrëmë papritmas në moshën 56 – vjeçare vdiq trajneri i mirënjohur nga Mitrovica Imer Selmanaj, ish lojtar i KH Trepça kur kjo skuadër ne vitin 1980 u bë anëtare e Ligës së parë në shtetin e shpërbërë duke luajtur deri ne fund te karrierës se ti shumë të pasur.

Si trajner punoi ne skuadrën e qytetit te tij që shumë e deshi, që pastaj të jetë pjesë e skuadrave si Vicianet, Kosova e Vushtrrisë në të dy konkurrencat, KHF Prishtina dhe vdekja e gjeti në detyrën e kryetrajnerit në Vushtrri ku para disa ditësh kishte ne shkrua kontratën me skuadrën e meshkujve.

“Njoftojmë se shoku jon Imeri ishte edhe ne krye te Kombëtares se femrave ne vitin 2006 ne turneun në Antalia te Turqisë. Me vdekjen e tij KH Trepça humbi një ndër emblemat e hendbollit mitrovicas, kurse Federata e Hendbollit e Kosovës një anëtar të devotshëm i cili dha kontribut të madh në hendbollin e Kosovës në shumë periudha, dikur si lojtar ne vitet sidomos 80-ta, pastaj gjatë viteve të 90-ta nen okupim dhe që pastaj dijen e vet si trajner ta bartë tek te rinjtë nga çlirimi e deri më sot”, thuhet nga Federata e Hednbollit e Kosovës.

Varrimi i të ndjerit behet me 18.08.2016 ne ora 16:30 në varrezat e qytetit në Shipol.

Temat
SportVend

Të afërta