Rajoni do të tronditet! Bendi The Killers vjen në EXIT!

Një ndër bendet më të mëdha të kohës sonë, The Killers, do të performojnë më 5 korrik 2017 në Festivalin Exit, në Novi Sad.
“Një nga grupet më të mëdha të shekullit”, “Rock bendi më i madhë amerikan”, “Bendi më i mirë, më i madh në botë” janë disa nga vlerësimet për The Killers në mediat botërore.

Pronarët e katër Nr.1 albumeve dhe fitues të nëntë çmimeve prestigjioze për bendin rock më të mirë në botë, në Kalanë e Petrovaradinit vijnë në kuadër të turneut të veçantë, që përfshin vetëm dhjetë vende. Ky turne tashmë është konsideruar si një nga më të kërkuarit këtë vit.

The Killers gjatë viteve të fundit kanë qenë headlinerat absolutë në festivale gjigande, si Glastonbury, Coachella, Lollapalooza, Rock am Ring etj.

Katërshja nga Las Vegas në Exit për herë të parë do të performojë disa prej këngëve nga albumi i ri, i cili do të dalë këtë vit. The Killers janë të njohur për punën e tyre bamirëse dhe aktivizmin.

Grupi është krijuar në vitin 2001, pasi themeluesi dhe këngëtari kryesor Brandon Flowers, i hipnotizuar nga koncerti i Oasis dhe performanca e Liam Gallagher, shpalli një reklamë në gazetat lokale duke kërkuar anëtarët e tjerë të grupit. Katërshja shpejt u mblodh në përbërjen e tanishme.

Temat
Showbiz

Të afërta