‘Botë’ e Linda Halimit, kënga më e pëlqyer në web-sajtin e Eurovizionit

Lindita Halimi e njohur si Linda Halimi është ajo e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion, me këngën “Botë”.

Linda deri më tani ka marrë 733 vota, duke u bërë deri tani, kënga më e pëlqyer në këtë edicion.

Këtë po e tregojnë votat në portalin Wiwiblogs- portali më aktiv i Eurovizionit në botë.

Deri tani janë rreth 15-të këngë të ditura për Eurovizion, ndërsa deri në muajin prill rreth 40 shtete do të zgjedhin këngët e tyre përfaqësues.

E sa do të arrijë Linda Halimi me këtë këngë mbetët të shihet.

Temat
Showbiz

Të afërta